Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po reflektohen drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë.
Çmimet e naftës shënuan rritje të fortë mëngjesin e kësaj të hëne në tregjet aziatike, pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se SHBA-të kanë ndaluar dhe sekuestruar një anije mallrash me flamur iranian.
Kontratat e naftës Brent u rritën me 4.7%, duke arritur në 94.66 dollarë për fuçi. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate u rrit me 5.6%, në 88.55 dollarë për fuçi.
Situata u tensionua edhe më shumë pasi Irani deklaroi të shtunën se do të mbyllë sërish Ngushtica e Hormuzit për anijet tregtare, duke paralajmëruar se çdo mjet që i afrohet zonës mund të jetë objektiv sulmi.
Kjo rrugë detare është jetike për ekonominë globale, pasi përmes saj kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.
Tregjet kanë qenë të paqëndrueshme që prej sulmeve të ndërmarra nga SHBA-të dhe Izraeli ndaj Iranit më 28 shkurt, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.
Analistët paralajmërojnë se çdo ndërprerje në Ngushticën e Hormuzit mund të ketë pasoja të menjëhershme në çmimet globale të energjisë, duke prekur drejtpërdrejt ekonomitë dhe konsumatorët në mbarë botën.
Top Channel