Video/ E bllokuar që nga 23 marsi në bregun e Baltikut, përpjekje të dëshpëruara për të shpëtuar “Timin”
Një grua 44-vjeçare u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit me dyshimin se ka ndihmuar Iranin të kontrabandojë armë në Sudan.
Arrestimi i Shamim Mafi u njoftua nga Prokurori i SHBA-së Bill Essayli në një postim në rrjetet sociale, së bashku me një foto që tregon një burrë me një xhaketë të FBI-së duke shoqëruar gruan drejt një automjeti jashtë terminalit të aeroportit.
Last night, Shamim Mafi, 44, of Woodland Hills, was arrested at Los Angeles International Airport for trafficking arms on behalf of the government of Iran. She is charged with a violation of 50 U.S.C. § 1705 for brokering the sale of drones, bombs, bomb fuses, and millions of… pic.twitter.com/l39Gf1WVed
— F.A. United States Attorney Bill Essayli (@USAttyEssayli) April 19, 2026
Sipas dosjes së çështjes, Mafi akuzohet se ka vepruar si ndërmjetëse në marrëveshje që përfshijnë furnizimin me dronë, bomba, detonatorë dhe sasi të mëdha municionesh midis Iranit dhe forcave të armatosura sudaneze. Dokumentet e hetimit thonë se ajo dhe një bashkëpunëtor i paidentifikuar negociuan shitjen e 55,000 detonatorëve Ministrisë së Mbrojtjes së Sudanit.
Sipas informacioneve fillestare nga hetimi, 44-vjeçarja dyshohet se drejtoi, së bashku me një bashkëpunëtor, një kompani në Oman të quajtur Atlas International Business, përmes së cilës trafikoheshin armë dhe municione. Kompania vlerësohet të ketë regjistruar të ardhura prej më shumë se 7 milionë dollarësh në vitin 2025.
Shamim Mafi pritet të paraqitet në gjykatën federale sot. Nëse dënohet, ajo përballet me deri në 20 vjet burg.
Top Channel