Trump konfirmon vazhdimin e negociatave me Iranin: Janë bërë të ‘lezetshëm’, për 47 vite me radhë…

18/04/2026 16:32

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se negociatat me Iranin janë duke vazhduar, duke shprehur njëkohësisht edhe zhgënjim për qasjen e Teheranit.

Ai u shpreh se pala iraniane “është treguar e lezetshme”, por theksoi se bisedimet po ecin përpara.

“Kemi bisedime shumë të mira në zhvillim. Ata u bënë të lezetshëm, siç kanë bërë për 47 vite”, deklaroi Trump.

Trump përmendi gjithashtu tensionet lidhur me Ngushticën e Hormuzit, duke deklaruar se Irani ka tentuar ta mbyllë atë në mënyrë të përsëritur ndër vite.

“Ata donin ta mbyllnin përsëri ngushticën. Nuk mund të na shantazhojnë”, u shpreh Presidenti, duke shtuar se priten më shumë detaje “deri në fund të ditës”.

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara po mbajnë një qëndrim të ashpër në negociata.

“Po flasim me ta dhe po mbajmë një qëndrim të fortë. Ata kanë vrarë shumë njerëz. Shumë nga qytetarët tanë janë vrarë”, përfundoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel