Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dronë në Tiranë/ Ledion Liço: Madhështi nuk është të ndriçosh, por…
Juela Nikolli, ish-banorja e Big Brother VIP 5, ka ndarë historinë e saj të dhimbshme të humbjes së të fejuarit disa vite më parë, i cili u vra në oborrin e shtëpisë bashkë me motrën e tij.
E ftuar ditën e sotme në ‘S’e Luan Topi’, Juela tregoi se partneri, i cili i ndërroi jetë në vitin 2020, ishte shpirti i saj binjak, me të cilin, vitin që ai ndërroi jetë, kishin planifikuar të bënin një dasmë madhështore.
“Në moshën 22-vjeçare njoha dashurinë e jetës sime. Kur flas për këtë histori, flas gjithmonë me shumë mirënjohje dhe dashurinë e madhe që ai më ka lënë. Ishte një tip shumë shakaxhi, fliste shumë. Flas për këtë dashuri të madhe që pata fatin ta njihja dhe fatin e keq që ta humbja. Babi im e donte pafund. Dhe ai e donte shumë familjen time. Ishte shpirti im binjak. Janë disa gjëra që i kupton direkt. Ai më mësoi ta doja veten më shumë se të tjerët.
Më mësoi faktin që kurrë nuk duhet të dorëzohem në jetë. Ishte bërë si një idhull. Më thoshte që do të ishte mbështetja ime më e madhe. Ne kishim për të bërë martesën në 2020, një dasmë madhështore. Ka qenë çdo gjë gati, pastaj unë, kur e mendoj, nuk dua të mendoj për momentin tragjik kur e kam humbur. Dua të mendoj për të gjitha të mirat”, rrëfehet Juela.
Ish-banorja tregoi momentin e arritjes në Shqipëri pas lajmit të hidhur, për të cilin shprehet se ishte lutur që të ishte një ëndërr.
“Kur kam qenë duke ardhur në Shqipëri, kur mora lajmin, doja shumë që, kur të zbrisja, kjo të ishte një ëndërr. Mbaj mend që nuk kam qarë apo ulëritur. E mbajta veten sepse nuk do doja kurrë që ai të mendonte që unë po shkatërrohesha në ato momente. E kam bërë sepse e dija që shpirti i tij ishte aty afër me mua. E ndjeja. E bëra vetëm për Ledin. Edhe të afërmit e tij më kanë qëndruar afër. Më dridheshin gjunjët. Gjithë dhimbjen e kisha në trup. Nuk flisja, kisha shtrënguar dhëmbët, e bëja mos të bërtisja”, tha ajo.
Top Channel