I shumëkërkuari ndërkombëtar kapet në Dubai, arrestohet bosi i dyshuar i krimit të organizuar Daniel Kinahan
Irani ka kërcënuar sërish se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit nëse Shtetet e Bashkuara nuk e heqin bllokadën detare, tha një zyrtar për agjencinë iraniane të lajmeve Fars.
“Nëse bllokada detare amerikane vazhdon, Teherani do ta konsiderojë atë një shkelje të armëpushimit dhe do ta mbyllë Ngushticën e Hormuzit”, tha ai.
Pak kohë më parë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se bllokada detare kundër Iranit mbetet në fuqi derisa të përfundojë marrëveshja me SHBA-në, pavarësisht gjestit të Teheranit.
Më herët, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi i cili tha se kalimi i të gjitha anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht e lirë për pjesën e mbetur të armëpushimit, ndërsa theksoi se lëvizja e anijeve do të bëhet nëpërmjet një rruge të koordinuar që është përcaktuar tashmë nga Organizata Portale dhe Detare e Republikës Islamike të Iranit.
Top Channel