“Pres një marrëveshje me Iranin për 1 ose 2 ditë”, Trump: Teherani ka pranuar të pezullojë programin e tij bërthamor

17/04/2026 19:08

Presidenti amerikan, Donald Trump i tha Axios se negociatorët amerikanë dhe iranianë ka të ngjarë të takohen këtë fundjavë dhe se ai pret që ata të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës.

“Iranianët duan të bëjnë një marrëveshje. Mendoj se ndoshta do të ketë një takim gjatë fundjavës. Mendoj se do të bëjmë një marrëveshje brenda një ose dy ditësh”, tha ai në një intervistë telefonike me median amerikane, Axios.

Trump tha gjithashtu se Irani ka rënë dakord të pezullojë programin e tij bërthamor për një kohë të pacaktuar dhe nuk do të marrë asnjë nga fondet e ngrira nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha për Bloomberg se bisedimet për një marrëveshje afatgjatë “ndoshta” do të zhvillohen këtë fundjavë.

 

Top Channel