Deputeti demokrat Klevis Balliu është prekur nga hedhja e gazit gjatë protestës së PD-së.

Pas Luçiano Boçit dhe Aulon Kalasë, edhe Klevis Balliu ka shkuar në QSUT.

Pas marrjes së ndihmës së parë ai ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku shkruan “Asgjë nuk do më ndalë”.

Aktivisti Aulon Kalaja është transportuar me barelë më pas me ambulancë drejt spitalit, në gjendje të fikëti.

Fillimisht pas mbylljes së fjalës së Sali Berishës, protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë.

Kjo situatë solli ndërhyrjen e policisë me gaz lotsjellës, situatë që dyshohet se solli edhe këtë gjendje të Kalasë, i cili ra në tokë pa ndjenja.

Nga ana tjetër Luçiano Boçi ka pasur vështirësi në frymëmarrje nga gazi lotsjellës, e më pas u dërgua në spital me ambulancë.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel