Kriza e karburantit, kompanitë ajrore paralajmërojnë anulime fluturimesh në Europë: Deri në fund të majit… Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez dhe presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva i Brazilit do të udhëheqin tubimet e së majtës globale në Barcelonë, në një përpjekje për të mbrojtur multilateralizmin dhe për të mobilizuar lëvizjet e krahut të majtë kundër një dallge në rritje të së djathtës ekstreme.
Në mbledhjen e katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili pas vizitës së në enjtes në Itali e vijoi rrugëtimin drejt Spanjës, me ftesë të homologut Pedro Sanchez. Tema të samitit janë “Institucionet dhe multilaterizmi” dhe “Dezinformimi dhe teknologjia dixhitale”.
Në kuadër të Samitit, Rama do të zhvillojë takime me Sanchez, si edhe me Presidentin e Këshillit Europian, António Costa. Samiti i organizuar nga Spanja dhe rrjetet politike të majta, zhvillohet në një kohë kur shkurtimet e ndihmës humanitare nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndërhyrjet ushtarake dhe kërcënimet për të braktisur NATO-n kanë tronditur marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kanë detyruar një rishikim të aleancave globale.
I nisur si një thirrje për mobilizim për socialistët europianë pas rritjes së së djathtës ekstreme në zgjedhjet e BE-së në vitin 2024, projekti i quajtur “Mobilizim Progresiv Global” synon të bashkojë mbështetësit e ideve të majta dhe të kulmojë me një deklaratë veprimesh të përbashkëta mbi qëllime që variojnë nga mbrojtja e demokracisë deri te tranzicioni i gjelbër.
Top Channel