Mediat në Liban ngrenë alarmin: Pak orë pas nisjes së armëpushimit, Izraeli hap zjarr ndaj një ambulance

17/04/2026 09:57

Situata në Lindjen e Mesme mbetet e brishtë, pasi vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit mes Izrael dhe Liban, raportohet për një incident të rëndë.

Sipas mediave lokale, përfshirë Lebanon 24, Forcat Mbrojtëse Izraelite dyshohet se kanë hapur zjarr ndaj një ambulance të Autoritetit Shëndetësor Islamik në fshatin Kunin, shkruajnë mediat.

Nga raportimet paraprake bëhet e ditur se ka viktima, megjithatë numri i saktë i tyre ende nuk është konfirmuar.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë e armëpushimit të sapo vendosur, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të ri të dhunës në rajon.

Top Channel