Macron shpreh mbështetjen e plotë për armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit: Hezbollahu duhet të heq dorë nga armët e tij

17/04/2026 10:03

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur “mbështetje të plotë” për armëpushimin dhjetëditor mes Izraelit dhe Libanit, duke bërë njëkohësisht thirrje për kujdes.

Në një postim në rrjetet sociale, Macron theksoi shqetësimin se marrëveshja mund të jetë cenuar tashmë nga vazhdimi i operacioneve ushtarake.

“Bëj thirrje për mbrojtjen e popullsisë civile në të dyja anët e kufirit mes Libanit dhe Izraelit. Hezbollahu duhet të heqë dorë nga armët e tij. Izraeli duhet të respektojë sovranitetin e Libanit dhe të ndalojë luftimet”, u shpreh ai.

Më vonë gjatë ditës, në Paris, Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer do të bashkëdrejtojnë një takim virtual me rreth 40 vende.

Qëllimi i këtij takimi është krijimi i një misioni shumëpalësh për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Top Channel