Kriza e karburantit, kompanitë ajrore paralajmërojnë anulime fluturimesh në Europë: Deri në fund të majit…
Në një moment tensionesh të larta ndërkombëtare, liderët kryesorë europianë pritet të mblidhen sot në Paris për të diskutuar mbi situatën e përshkallëzuar në Lindjen e Mesme dhe sigurinë e një prej korridoreve më strategjike detare në botë.
Takimi zhvillohet në ambientet e Pallatit Elysee, ku presidenti francez Emmanuel Macron ka kthyer një sallë të vjetër kinemaje në një qendër koordinimi për çështjet më të ndjeshme të sigurisë.
Në takim pritet të marrin pjesë në prani fizike edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri britanik Keir Starmer dhe kancelari gjerman Friedrich Merz, ndërsa liderë të tjerë do të lidhen online.
Në qendër të diskutimeve është situata në Ngushtica e Hormuzit, një nyje kyçe për tregtinë dhe furnizimin global me energji. Shtetet europiane po shqyrtojnë mundësinë e një misioni të përbashkët detar për të garantuar sigurinë e lundrimit në këtë zonë.
Italia, sipas burimeve diplomatike, po vlerëson mundësinë e dërgimit të anijeve për pastrimin e minave detare në rast të një armëpushimi të qëndrueshëm, si dhe pjesëmarrjen në një mision mbrojtës europian në rajon.
Takimi vjen pas një periudhe të tensionuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, përfshirë përplasjet diplomatike mes Evropës dhe SHBA-së, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, i cili ka ushtruar presion të fortë mbi aleatët për qasje më aktive në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, samiti i Parisit shihet si një përpjekje për të forcuar koordinimin europian dhe për të rikthyer stabilitetin në një zonë me rëndësi strategjike globale.
Top Channel