Foto/ Trump njoftoi armëpushimin 10-ditor Izrael-Liban, qytetarët e zhvendosur rikthehen në shtëpitë e tyre

17/04/2026 09:13

Qytetarët libanezë të zhvendosur kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre, pasi armëpushimi 10-ditor i dha fund luftimeve gjashtëjavore midis Izraelit dhe grupit të armatosur Hezbollah.

Pamjet tregojnë dhjetëra njerëz që udhëtojnë në këmbë dhe me automjete, duke u drejtuar drejt zonave të tyre të banimit, përfshirë qytetin e Sidonit në jug të Libanit.

Ditën e djeshme Presidenti Trump, deklaroi se udhëheqësit izraelitë dhe libanezë kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor që sipas tij pritej të fillonte brenda pak orësh.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel