Gana zgjedh ekspertin Queiroz për pankinën; portugezi merr drejtimin e kombëtares së 9 në karrierë
Kombëtarja e vajzave mbylli mbrëmjen e kësaj të hëne përgatitjet për sfidën e parë ndaj Uellsit në kualifikueset e Botërorit të vitit 2027 që do të mbahet në Brazil.
Gjendja e skuadrës paraqitet e mirë në aspektin fizik dhe pa asnjë problem dëmtimesh me lojtaret që ishin të përqendruara maksimalisht në prag të kësaj ndeshjeje kaq të rëndësishme. Për sfidën që do të luhet në Wrexham, trajneri Grima nuk do të ketë në dispozicion Alma Hilaj e cila është e skualifikuar për shkak kartonësh të marrë në dy ndeshjet e para si dhe Melissa Tom.
Ndeshja Uells – Shqipëri do të luhet r në orën 20:15 të kësaj të marte në stadiumin “Stok Cae Ras” , ndërsa në 18 prill, vajzat kuqezi do të presin uellsianet në Elbasan Arena.
Top Channel