Dha dorëheqjen nga Federata, Gravina nuk kursehet: Duhet të isha futbollist më i mirë, po të kisha shënuar penalltitë do ishim në Botëror
Federata Ganeze e Futbollit ia beson një eksperti pankinën e kombëtares për Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.
Bëhet fjalë për Carlos Queiroz për të cilin Gana është aventura e tij e nëntë në karrierë në rang kombëtaresh. Më parë Carlos Queiroz ka drejtuar përfaqësueset e Emirateve të Bashkuara Arabe, Afrikës së Jugut, Portugalisë, Iranit, Kolumbisë, Egjiptit, Katarit dhe Omanit
Qeveria e futbollit ganez kishte shkarkuar Otto Addo, më pak se 80 ditë nga fillimi i Botërorit, me trajnerin që pagoi humbjet në ndeshjet me Gjermaninë dhe Austrinë, skuadra tashmë të kualifikuara në Kupën e Botës. Queiroz do të tentojë të avancojë në turneun e Amerikës Veriore ku Gana është në Grupin L bashkë me Anglinë, Kroacinë dhe Panamanë.
Top Channel