Hija e Contes mbi Spallettin, ndërthurje e merkatos për një rikthim të pabesueshëm 18/05 21:00
Mbledhja e Lega Serie A, e thirrur për sot, konsiderohet një hap i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit italian, pasi synon të përcaktojë qëndrimin e klubeve për pasardhësin e Gabriele Gravina në krye të federatës.
Edhe pse klubet e elitës përfaqësojnë vetëm 18% të votave në FIGC, pesha e tyre mbetet vendimtare si tregues për drejtimin e votimit që do të zhvillohet më 22 qershor.
Në qendër të diskutimeve është kandidatura e Giovanni Malago, i cili sipas raportimeve gëzon mbështetje të gjerë nga klubet e Serie A.
Mësohet se 18 nga 20 klubet e kampionatit janë në favor të Malagò-s, ndërsa kundër kandidaturës së tij janë vetëm Lazio dhe Verona.
Top Channel