“Projekti Liria”/ Trump i hap rrugë operacionit të ri në Hormuz, mundëson kalim të sigurt për anijet e vogla që nuk janë të përfshira në konflikt 03/05 22:56
Tre dronë të armatosur janë rrëzuar mbi aeroportin e Erbil, në rajonin e Kurdistanit në Irakun verior, sipas Reuters, që citon burime të sigurisë.
Në aeroport janë të stacionuara trupa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çka e bën zonën një pikë të ndjeshme në kontekstin e përshkallëzimit të tensioneve në rajon.
Raportimi vjen pasi një gazetar i Agence France-Presse (AFP) bëri të ditur se pranë bazës ishin dëgjuar shpërthime të forta.
Sipas raportimeve, SHBA-të kanë kapur dronë edhe gjatë fundjavës në të njëjtin aeroport, ndërsa situata e sigurisë në rajon mbetet e tensionuar.
Top Channel