Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun, por humb jetën/ Vihet nën hetim kirurgu dhe dietologia

07/02/2026 15:22

Një biznesmen italian, i cili ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut në spitalin jopublik Trita Hospital në Tiranë, ka humbur jetën vetëm 3–4 ditë pasi kreu procedurën.

Sipas Corriere della Sera, biznesmeni italian Massimo Ferro, 54 vjeç, kishte vendosur t’i jepte fund obezitetit pas vitesh dietash të pasuksesshme.

Ai iu drejtua një klinike private në Milano, ku kirurgu italian i sugjeroi që ndërhyrjen ta kryente po nga ky mjek në klinikën shqiptare, pasi çmimi në Shqipëri ishte disa herë më i lirë, 4 400 euro, ndërsa në Itali kjo procedurë kushton afro 15 mijë euro.

Më 6 dhjetor 2025, Massimo Ferro erdhi në klinikën Trita Hospital, ku kirurgu i shpjegoi se ndërhyrja do të kryhej me laparoskopi dhe më 18 dhjetor kreu operacionin për ngushtimin e stomakut. Por diçka shkoi keq dhe Massimo Ferro humbi jetën më 22 dhjetor në Shqipëri.

Massimo Ferro kishte një peshë prej 108 kilogramësh dhe vuante nga diabeti tip 2. Para ndërhyrjes duhej të kryente disa analiza, të cilat sipas familjarëve nuk u respektua asnjë nga udhëzimet italiane për kirurgjinë e obezitetit. E vetmja këshillë që iu dha ishte që pacienti duhej të ishte esëll një natë para ndërhyrjes.

Më 18 dhjetor u krye ndërhyrja dhe një ditë më pas kishte telefonuar familjarët se gjithçka shkoi mirë. Por më 20 dhjetor gjendja e tij nisi të përkeqësohej: temperaturë, ethe, nivel i lartë i glicemisë, vështirësi në frymëmarrje dhe rikthehet në klinikën private. Gjatë natës përkeqësohet edhe më shumë dhe më datë 22 dhjetor Massimo pëson arrest në klinikë. Ai u reanimua dhe u transferua me autoambulancë për në reanimacionin e QSUT-së, ku fatkeqësisht në pak orë ndërron jetë.

Autoritetet italiane janë duke hetuar, ndërkohë që familjarët kërkojnë një përgjigje për shkakun e humbjes së Massimo Ferro në klinikën Trita Hospital në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB