Futbolli për Lloyd Kelly nuk është vetëm një lojë e fëmijërisë, por edhe tani ka një peshë që shkon përtej punës.

Për mbrojtësin e Juventusit dashuria për këtë sport ka mbetur e paprekur gjatë gjithë këtyre viteve sepse ishte një shpërqendrim nga fëmijëria e vështirë dhe ka pasur një rëndësi të madhe në rritjen e tij që e përjetoi duke u birësuar që 7 vjec dhe duke u spostuar në familje të tjera me motrën dhe vëllain e tij Mary dhe Marcus.

‘Birësimi ësht diçka që e ruaj me vete sepse në këtë mënyrë jam rritur dhe se kështu jemi rritur unë dhe motra e vëllai im për vite të tëra-tregon Kelly në një intervistë për La Stampa-bëhet fjalë për diçka pozitive që del nga situatat negative  që janë të ndryshme nga një fëmijëri ‘normale’’

Lidhja me motrën dhe vëllain e tij është e fortë, por te Juventusi mbrojtësi ka gjetur një familje të madhe.

‘Nga jashtë të gjithë shohin suksesin, punën e madhe që duhet bërë për të luajtur me këtë klub-vijoi Kelly-por në të njëjtën kohë është një ambient ku të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin, ku ndahen eksperiencat, kalohet koha, përjetohen emocione. Përjetojmë si momentet e mira, ashtu edhe ato të vështira, në të cilat është akoma më e rëndësishme që të jemi të bashkuar dhe kompaktë’

Përsa i përket raportit me Spallettin, Kelly nuk i kurseu fjalët e mira

‘Më pëlqeu të punoj më trajnerin që nga momenti kur erdhi, na i transmetoi menjëherë idetë e tij-përfundoi rrëfimin e tij, Lloyd Kelly.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB