Serie A, Champions League dhe….Argjentina, kur shënon Lautaro Martinez ka vetëm fitore
Mallorca mori një fitore shumë të rëndësishme pasditen e kësaj të shtune teksa mposhti Realin e Madridit 2-1 ku heroi i skuadrës ishullore u bë Vedat Muriqi, autori i golit të suksesit për skuadrën e tij.
Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi i kombëtares së Kosovës nuk mundi të fshehë emocionet dhe lotët, një moment të cilin e shpjegoi edhe për mediat spanjolle
‘Kam dy javë…edhe pse nga jashtë dukem i shëmtuar dhe i ashpët, edhe unë jam njeri dhe ndonjëherë emocionet dhe nervat fitojnë ndaj meje-tha Muriqi pas ndeshjes-humba një penallti me Elchen në një ndeshje të komplikuar. Më pas humba finalen për kualifikimin në Botëror me Kosovën, ëndrra e jetës sime. Sot me këtë gol duke fituar 2-1…Falenderoj shumë tifozët për mbështetjen e madhe dhe për atë që më keni dhënë. Shpresoj që të qëndrojmë në Primera’
Më pas Muriqi foli për fitoren e Mallorcas ndaj Los Blancos në këtë ndeshje, një fitore që shumë pak e kishte parashikuar
‘Kur bën llogaritë në kalendar, në sfidën kundër Realit të Madridit, llogarit zero pikë-shtoi Muriqi-por të fitosh kundër tyre, kundër skuadrës më të mirë në botë…do të thotë shumë, që kemi bërë një punë të madhe gjatë javës. Tani është Rayo dhe Valencia për të marrë 6 pikë më shumë..
View this post on Instagram
Top Channel