Simeone ja fut vrapit pas mbylljes se ndeshjes, nuk takon as Hansi Flick, nxitoi për tek dhoma e zhveshjes
“Shenjtorët” festuan një kualifikim historik në “katërshen” e kupës ku në gjysmëfinale gjendet Chelsea që fitoi me 7 gola Port Valen në “Stamford Bridge”.
“Bombë” në Kupën FA. Liderët e Premier League dhe një nga favoritët e mëdhenj për të fituar Kupën, Arsenali u eliminua sot në çerekfinalet e garës nga Southampton. Edhe pse luajnë në kampionat, “Shenjtorët” mposhtën 2-1 “Topçinjtë” në “St. Mary’s” dhe festuan një kualifikim historik në “katërshen” e turneut.
Stewart në minutën e 35-të kaloi ekipin vendas në avantazh, por në minutën e 68-të Gjokores e çoi ndeshjen në barazim. Dhe ndërsa ekipi i Artetas po ushtronte presion për golin e kualifikimit, në minutën e 85-të Charles, i cili kishte vetëm 9 minuta në lojë, dërgoi Southampton në gjysmëfinale dhe Arsenalin… në Londër.
Top Channel