Serie A, Champions League dhe….Argjentina, kur shënon Lautaro Martinez ka vetëm fitore
Kevin De Bruyne është mirë dhe është gati për një fund sezoni që mund të dhurojë akoma surpriza. Napoli ka fituar terren ndaj Interit kryesues dhe mbrëmjen e së hënës në Maradona ka mundësinë që të parakalojë Milanin në vendin e dyte. Një ndeshje kjo që do të luhet një ditë pas sfidës mes Interit dhe Romës.
‘Për momentin ndeshja me Milanin vlen për vendin e dytë, gjithçka padyshim do të varet nga Interi që e ka fatin në duart e tij; nëse do të fitojë të gjitha ndeshjet do të shpallet kampion -tha De Bruyne në një intervistë për La Gazzetta Dello Sport-ne vetëm mund të japim maksimumin për të fituar sa më shumë ndeshje të jetë e mundur. Përpara disa javësh ishim -14 pikë, tani jemi -7, është gjithnjë e vështirë, por në futboll gjërat ndryshojnë shpejt. Por ne nuk duhet të mendojmë për këtë tani, por të përqendrohemi te objektivi ynë, të jemi mes 4 të parave dhe të kthehemi në Ligën e Kampioneve vitin tjetër. Më pas të shohim se çfarë do të bëjë Interi. Ndërkaq të mendojmë të fitojmë ndeshjen e së hënës’
Pas një dëmtimi të gjatë, ylli belg i futbollit u kthye të ndihet protagonist.
‘Napoli kishte projektin më të mirë për mua dhe familjen time-vijoi De Bruyne-doja të vazhdoja të luaja në nivele të larta dhe në Napoli ishte mundësia ta bëja këtë. Kështu që ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë. Duhet të përpiqem të jem i lumtur në punën dhe jetën time. Kam 3 fëmijë të vegjël, një familje dhe dua të jap maksimumin që ata të jenë mirë. Padyshim është diçka ndryshe nga Anglia si mentaliteti, klima dhe një mënyrë jetese ndryshe. Nuk ishte e lehte të ndryshoja pas 10 vitesh në Manchester, por tani jemi përshtatur, jemi mirë dhe të gjithë jemi të lumtur’
Titulli në Serie A është objektivi kryesor, por në sfond është padyshim edhe Botërori, një botëror që edhe këtë radhë nuk do të ketë Italinë.
‘I habitur? Mendoj se niveli në Evropë është më i lartë-shtoi De Bruyne-nuk është e lehtë të fitosh të gjitha ndeshjesh dhe edhe kombëtaret e vogla mund të ndërtojnë një skuadër të mirë e të arrijë rezultatet. Sigurisht të mos shkosh në Botëror për nje vend si Italia është një humbje shumë e madhe. Futbolli italian në krizë? Ndoshta. Nëse nuk luan 3 botërorë radhazi, ndoshta je. Por nuk i di detajet, nuk e njoh strukturën dhe filozofinë duke nisur nga të rinjtë deri te niveli më i lartë. Kështu që nuk di…’
Top Channel