Napoli, Conte mori vendimin, në fund të sezonit largohet, do ta komunikojë pas ndeshjes me Udinesen
Chelsea është skuadra tjetër që kualifikohet për në gjysmëfinale të FA Cup. Në Stamford Bridge, Blutë e Londrës eliminuan në çerekfinale Port Vale duke e mundur me rezultatin e thellë 7-0 në një ndeshje që nuk kishte histori.
Skuadra e drejtuar nga Liam Rosenior e vulosi paraprakisht kualifikimin që në pjesën e parë të cilën e fitoi me rezultatin 3-0. Festivali i golave për Chelsea u hap që në minutën e 2 kur Jorrel Hato zhbollokoi rezultatin në 1-0 për londinezët.
Në minutën e 25 erdhi edhe goli i dytë për Chelsea i shënuar nga Joao Pedro. Pak para fundit të pjesës së parë, një autogol i Lawrence-Gabriel bëri që rezultati të shkojë 3-0 për Chelsea dhe me këto shifra shkuan në pushimin e sfidës.
Në 45 minutat e dyta, Chelsea nuk e hoqi këmbën nga gazi dhe shënoi edhe 4 herë të tjera Adarabioyo shënoi golin e katërt për londinezët, gol që u shoqërua nga ai i Andrey Santos dhe Estevao që e cuan rezultatin në 6-0. Ai që vulosi përfundimisht fitoren 7-0 të Chelsea ishte Alejandro Garnacho që ekzekutoi saktë një 11 metërsh.
Top Channel