Tregolësh i Olise, Franca mposht Irlandën e Veriut dhe jep mesazhin përpara Botërorit
Në Portugali kanë shpërthyer polemika të forta arbitrare pas suksesit të Sportingut të Lisbonës ndaj Santa Clara me rezultatib 4-2 në sfidën e zhvilluar ditën e premte.
Zhurmën më të madhe e shkaktoi një faull i mundshëm i mbrojtësit të Sporting, Flavio Gonçalves ndaj Fernandes në minutat e fundit kur rezultati ishte 3-2 për vendasit.
Porto protestoi në rrjetet sociale duke postuar kontaktin e dyshuar, ndërsa Benfica shkoi edhe më larg. Klubi i Jose Mourinhos, me anë të një video, nënvizoi 3 favore të mundshme arbitrare në favor të Sportingut të Lisbonës dhe përshkrimi që shoqëronte këtë video ishte i qartë: ‘Nuk ka më turp’.
Të tre klubet janë në garë për titullin në kampionatin portugez me Porton që kryeson me 72 pikë i ndjekur nga Sporting Lisbonë me 68, ndërsa Benfica është në vendin e tretë me 65 pikë.
JÁ NEM HÁ VERGONHA! pic.twitter.com/KGzPFlUpVq
— SL Benfica (@SLBenfica) April 3, 2026
Top Channel