Milanello përjetoi një pragndeshje speciale. Përpara nisjed për transfertën në Napoli, Milani ndeju mbështetjen e tifozëve të tij që u paraqitën në numër të madh(mbi 3000 persona) në qendrën sportive të kuqezinjve për të përshëndetur skuadrën dhe për ta inkurajuar për sfidën direkte me Napolin për vendin e dytë në Maradona Stadium.

Rreth orës 11:40 të kësaj të shtune, futbollistër iu afruan tifozëve që ishin jashtë kangjellave dhe shkëmbyen përshëndetjet me ta dhe të parët ishin Maignan, Pavlovic, Bartesaghi, Tomori dhe Leao. 

Tifozët u paraqitën në Milanello edhe sepse transferta e së hënës është e ndaluar për tifozët milanistë që banojnë në Lombardi, një vendim që u mor nga prefekti i Napolit në ditët e kaluara. Një zgjedhje kjo që është kritikuar me forcë nga Sektori Jugor që u shpreh përmes një komunikate për shtyp.

‘Ashtu siç e dinë të gjithë, gjendemi përballë vendimit të çmendur të radhës të marrë pa asnjë logjikë nga ata që janë të paaftë të menaxhojnë rendin publik duke preferuar të ndalojnë transfertat pa një arsye reale por duke i fshehur pas frazës ‘rrezik i lartë për rendin dhe sigurinë publike’-theksohet në komunikatën e tifozëve të Milanit-është për të ardhur keq sepse prej dekadash shkojmë në Napolo pa probleme dhe sot jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi me dhjetëra autobusë të mbyllur, kaparë të humbur dhe një skuadër të lënë vetëm, e gjithë kjo pa asnjë arsye të vlefshme. Institucionet dhe Lega Serie A predikojnë prej kohësh një futboll gjithëpërfshirës, duke nxitur programe te besnikërisë, por çdo të dielë ndalojnë transferta edhe me teserë, duke diskriminuar tifozët në bazë të rajonit ku banojnë. Kështu, jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, ftojmë tifozët kuqezi me banim në rajone të tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Gjithsesi vendosëm që të mbështesim skuadrën në prag të një ndeshjeje kaq të rëndësishme’.

Top Channel