Ndeshja e mbrëmjes të së shtunës në Serie A përfundoi me një barazim midis Lazios dhe Parmës.

Ekipi i Sarrit dhe ai i Cuestës barazuan 1-1 në Olimpico, ku Delprato zhbllokoi rezultatin që në minutën e 15-të, duke ia kaluar një top të lirë Mottës në zonën e penalltisë pas një goditjeje dënimi sulmuese të Ducalit. Motta më pas ia mohoi Valerit një gol të dytë në fund të pjesës së parë, ndërsa Lazzari vuri në provë Suzukin në minutën e 67-të. Dhjetë minuta më vonë, Noslin riktheu barazpeshën e rezultatit në 1-1, falë një devijimi vendimtar nga Circati.

Të dyja ekipet tentuan deri në fund për të ndryshuar rezultatin poqë në fërshëllimën e fundit gjithçka mbeti në barazim 1-1. Lazio kështu u ngjit në kuotën e 44 pikëve, duke i dhënë fund serisë së tyre të tre fitoreve rradhazi. Ndërkohë Parma është rikthyer të marrë pikë dy humbjeve, duke u ngjitur në kuotën e 35 pikëve.

Top Channel