Barcelona vë një dorë te titulli kampion i La Liga-s, pas mundi 2-1 me përmbysje Atletcon e Madridit në transfertë, duke shkuar +7 pikë nga Real Madridit.

Një fitore me shumë vlerë, pasi rrit moralin e ‘blaugranave’ para përplasjes së dyfishtë me ‘Colchoneros’ në Champions. Pjesa e parë mes Atlético Madridit dhe Barcelonës u mbyll me dy gola, në barazim 1-1, dhe me një karton të kuq. Barcelona krijoi disa mundësi të mira për të shënuar, me Lamine Yamal që në minutën e 35-të goditi shtyllën e jashtme, ndërsa më herët Fermín López rrezikoi dy herë, por pa sukses.

Nga ana tjetër, edhe Atlético ishte i rrezikshëm në kundërsulm, me Antoine Griezmann që provoi portën në minutën e 11-të, por u ndal nga pritja e portierit kundërshtar. Ndërkohë, Nicolás González u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 22-të.

Momenti i parë vendimtar erdhi në minutën e 39-të, kur Giuliano Simeone përfitoi nga një pasim perfekt i Clément Lenglet, doli përballë portierit dhe shënoi me një goditje të saktë, duke kaluar madrilenët në avantazh.

Reagimi i ‘blaugranave’ ishte shumë i shpejtë, me Rashford që nuk gaboi përballë portietit, edhe pse paksa prirët, 1-1 Pak para se te mbyllej pjesa e parë, Gonzales u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen në kufijtë e zonës ndaj Yamal. Pjesa e dytë u luajt thuajse ne një portë dhe pas shumë përpjekjesh të dështuara, Lewndowski realizonme fat, teka merita kryesore për golin është e Cancelos.

Top Channel