Karriget përdoren si armë, pamjet tregojnë tifozët e Senegalit dhe rojet e policisë që përleshen, dhuna përhapet edhe në fushë
Merkatoja e transferimeve të futbollistëve është e hapur dhe Milani, është vigjilent dhe gati për të shfrytëzuar rastet që mund t’i jepen; ky është mendimi i Drejtorit Sportiv të kuqezinjve, Igli Tare teksa foli për mundësinë për ndonjë lëvizje në mbrojtje pasi sistemuan repartin e sulmit.
‘Me siguri do të jemi të vëmendshëm ndaj merkatos, nëse do të ketë diçka që do të jetë e dobishme për ne, do ta realizojmë, por për momentin jemi mirë kështu siç jemi-tha Igli Tare për DAZN pak minuta para ndeshjes me Leccen me drejtuesin kuqezi që padyshim përmendi edhe çështjen e rinovimit të kontratës me Maignan
‘Edhe sa mungon? Mungon ulja në tryezën e bisedimevd dhe do të kërkojmë të gjejmë një zgjidhje-vijoi Tare-Mike është shumë i lidhur me këtë fanelë dhe klubin, vullneti i Milanit është të vazhdojmë së bashku. Mendoj se shumë shpejt, në javët e ardhshme do të marrim një përgjigje përfundimtare. Por unë jam pozitiv përsa i përket kësaj historie’
Top Channel