Pas dy gabimeve trashanike ndaj Atletico Madrid, De Gea del në mbrojtje të portierit të Tottenham
Fiorentina gjeti forcë për të kaluar dhimbjen për ndarjen nga jeta të presidentit Rocco Commisso pas një sëmundje të rëndë dhe mposhti Bolognën në Derbin e Appenino në sfidën e javës së 21 të Serie A.
Në stadimun Dall’Ara, skuadra violë iu imponua asaj të drejtuar nga Vincenzo Italiano duke e mundur me rezultatin 2-1 duke e nderuar në mënyrën më të mirë të mundshëm kujtimin e presidentit të saj. Derbi i Appenino nisi me një minutë heshtje dhe më pas skuadrat nisën lojën me Fiorentinën që gjeti golin e avantazhit në minutën e 17 me Ndour, por ky gol u anulua për pozicion jashtë loje të Parisit në fillim.
Fiorentina, pas këtij episodi i rinisi sulmet dhe dy minuta më vonë e mori me të vërtetë avantazhin me golin e Mandragora që shënoi pas një asisti të Gudmundsson me autorin e golit që ekspozioi një fanelë me emrin Rocco të stampuar mbi të, një dedikim për Commisso. Bologna ishte e pafuqishme dhe nën presionin e skuadrës kundërshtare që në minutën e 45 shënoi sërish këtë radhë me Piccoli dhe rezultati shkoi në 2-0.
Në këtë pikë, Italiano tentoi të shkundë të tijët duke bërë 4 zëvendësime në pushim të ndeshjes duke aktivizuar Zortea, Moro, RoWe dhe Fabbian. Por ishte Fiorentina që iu afrua golit të tretë në minutën e 52 me Pongracic. Minutat e fundit të ndeshjes ishin të ndezura me Rowe që në minutën e 85 goditi shtyllën, ndërsa në të 88 ai dha asist për Fabbian që shkurtoi diferencën në 2-1. Në sekondën e fundit Cambiaghi iu afrua golit të barazimit, por në fund ndeshja u mbyll 2-1 për Fiorentinën që pas këti suksesi shkon në kuotën e 17 pikëve duke vijuar betejën e saj për mbijetesë në Serie A, ndërsa Bologna mbetet me 30 pikë me skuadrën bolonjeze që regjistron humbjen e 7 në kampionat.
Top Channel