Paulo Dybala ishte protagonisti absolut i Romës në fitoren e arritur ndaj Torinos në këtë raund të kampionatit italian. Argjentinasi shënoi një gol dhe dha një asist në këtë ndeshje në përfundim të së cilës bëri një deklaratë që shqetëson tifozët e skuadrës verdhekuqe teksa la të kuptohet për një largim të mundshëm të tij nga Serie A.

‘Jam në Itali prej 15 vitesh dhe për mua kjo përfaqëson diçka unike-tha Dybala-e vetmja statistikë që kam parë është që ndeshja e radhës do të jetë e 600 në karrierën time dhe nëse kthej kokën prapa, kanë kaluar shumë gjëra. Italia do të jetë gjithnjë për mua diçka speciale dhe nuk e di edhe sa kohë do të qëndroj këtu por do ta shijoj deri në fund’

Argjentinasi foli më pas edhe për Malen që vetëm para pak ditësh u bashkua me verdhekuqtë.

‘Ai bën disa lëvizje ku ne e gjejmë me shumë lehtësi, në hapat e parë është shumë i shpejtë, u pa edhe te goli; bëri një stopim që e nxori bosh mbrojtësi-tha Paulo Dybala

Top Channel

DIGITALB DIGITALB