Nënshkrimi marrëveshjes SHBA-Iran, ceremonia mund të zhvillohet në Gjenevë
Sulmi ndaj Venezuelës ka ardhur me një kosto të rëndë për Kubën.
Qeveria kubane raportoi në një postim në rrjetet sociale se 32 qytetarë kubanë u vranë gjatë operacionit ushtarak amerikan.
Sipas burimeve zyrtare, rrethi i ngushtë i truprojave të udhëheqësit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, përbëhej nga shtetas kubanë. Operacioni i së shtunës duket se shënon herën e parë në dekada që ish-armiqtë e epokës së Luftës së Ftohtë janë përfshirë drejtpërdrejt në luftime.
Në këtë kontekst, qeveria kubane po shpreh shqetësimin nëse Kuba mund të jetë vendi i radhës që do të vihet në shënjestër nga administrata Trump.
Top Channel