Anija fundoset, 10 të zhdukur/ Përplasje në Detin Marmara, kërkohet ekuipazhi i anijes “Tugberk İmamoglu” 02/09 20:42
Një ngjarje e rëndë ka tronditur provincën e Modenës në Itali, ku një burrë 90-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 60-vjeçare.
Rrethanat dhe motivi i ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa raportohet se i moshuari mund të ketë qenë duke u trajtuar për probleme të shëndetit mendor. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera zyrtare.
Njësia hetimore e Karabinierëve të Modenës, në bashkëpunim me stacionin lokal, kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë tragjedi familjare.
Top Channel