Me rastin e Halloween-it, Lottie Moss shfrytëzoi rastin për t’u “transformuar” në idhullin e saj, i cili nuk është askush tjetër përveç Pamela Anderson.

Motra e vogël e Kate Moss postoi foto të “kostumit” të saj këtë vit në rrjetet sociale duke i bërë përshtypje fansave të saj.

Në fotot që postoi në llogarinë e saj personale në Instagram, Lottie Moss shfaqet e veshur me një korse të zezë, geta lëkure të zeza dhe çizme të larta, ndërsa mban një armë në duar. Koncepti duket se i referohet filmit të njohur “Barb Wire”, në të cilin aktorja luajti në vitin 1996.
Në mbishkrimin që shoqëronte postimin e saj, modelja dhe krijuesja e përmbajtjes së OnlyFans shkroi: “Erdha si idhulli im këtë vit, vetë mbretëresha”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta