Video/ Vendos McGinn, Skocia mposht Haitin dhe merr kryesimin në Grupin C të Botërorit Në prag të raportimit të qeverisë se gjyqësorit në Parlament, Sali Berisha shtoi dozën e sulmeve ndaj reformës në drejtësisë.
Luftën frontale e ka me SPAK, që e konsideron si institucionin më të korruptuar të drejtësisë.
Përgjegjësinë ia faturon armikut të tij të përbetuar në SPAK, Altin Dumani, mandati i të cilit si drejtues është drejt fundit, por jo puna e tij si prokuror.
Në analizën që i bëri sistemit të drejtësie Sali Berisha zgjodhi të citojë shifrat e raportit të departamentit amerikan duke akuzuar Altin Dumanin për mashtrim pasi sipas tij ka dënuar tre herë me pak zyrtarë të lartë për korrupsion.
Top Channel