Fotolajm/ Jennifer Lopez publikoi këngë për lidhjen e tyre, Ben Affleck shfaqet krah ish-bashkëshortes

12/07/2025 19:02

Ben Affleck është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për jetën sentimentale me Jennifer Lopez, por për një moment familjar të ngrohtë me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner.

Aktori 52-vjeçar u fotografua duke kaluar kohë cilësore me Garner dhe dy prej fëmijëve të tyre, Fin (16) dhe Samuel (13), në stadiumin Fenway Park të Bostonit, gjatë një ndeshjeje të Red Sox.

Megjithëse vajza e madhe, Violet, mungonte në këtë dalje publike, familja u duk e bashkuar dhe e qetë, me Affleck dhe Garner që shkëmbenin biseda miqësore në tribunë. Marrëdhënia e tyre bashkëprindërore ka mbetur e fortë që pas ndarjes në vitin 2018, dhe të dy janë shfaqur shpesh në aktivitete familjare, duke vënë përpara mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Në intervista të mëparshme, Affleck ka folur me mirënjohje për Garner, duke e quajtur “një partnere të jashtëzakonshme në rritjen e fëmijëve tanë”.

Kjo dalje familjare vjen në një kohë kur Jennifer Lopez ka publikuar këngën e saj më të re, “Wreckage Of You”, e përshkruar si një rrëfim emocional për përjetimet e saj gjatë periudhave të vështira, mes tyre edhe ndarja me Affleck.

Edhe pse kënga nuk përmend emra, fansat kanë spekuluar se ajo i referohet tensioneve të fundit në marrëdhënien mes tyre.

Ndërkohë, Ben Affleck duket se po gjen stabilitet dhe qetësi në afërsinë me fëmijët dhe mbështetjen e Garner. Një shembull se si marrëdhëniet mund të transformohen, por dashuria për fëmijët mbetet një lidhje e pathyeshme. /TAR

FOTO GALERI
2/5

Top Channel