Makina përplas adoleshentin që qarkullonte me monopatinë, 17-vjeçari përfundon në spital

29/06/2025 13:40

Pavarësisht apeleve të njëpasnjëshme për rrezikshmërinë e monopatinave, sërish ato vijojnë të përdoren masivisht nga të miturit pa asnjë masë mbrojtëse.

Disa ditë pas aksidentimit të 3 të miturve që lëviznin me monopatinë elektrike në zemër të Tiranës, këtë të shtunë u aksidentua një 17 vjeçar, i cili po ashtu udhëtonte me këtë mjek.

I mituri përfundoi në spital me lëndime të lehta ndërsa drejtuesi i mjetit një 40 vjeçar procedua në gjendje të lirë.

“Policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Q., 40 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me monopatinën me të cilën lëvizste një 17-vjeçar. Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel