GJKKO dënon me 4 vite burg ish kryetarin e Bashkisë së Finiqit, zhvilloi disa tendera fiktive nga 2017-2019
Një grup kriminal që merrej me shitjen e kokainës është zbuluar në Berat, duke arrestuar tre persona dhe shpallur në kërkim dy të tjerë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Dimali 3”, u ekzekutuan masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Beratit:
“Arrest në burg” për shtetasit M. M., 22 vjeç, dhe A. B., 19 vjeç;
“Arrest në shtëpi” për shtetasin E. M., 17 vjeç, të tre banues në Kuçovë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi, shtetasit K. A., 26 vjeç, dhe A. B., 22 vjeç, pasi ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova ata, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike kokainë e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në qytetin e Dimalit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.
Top Channel