Zjarri në pallatin shumëkatësh pranë QSUT/ Qytetarja kërkon shoqen e saj: Jetonte vetëm, e ka celularin të fikur
15/04/2026 12:21
Banorët dhe të afërmit e personave që humbën banesat nga zjarri që ‘përpiu’ pallatin shumëkatësh, kanë treguar detaje nga ngjarja.
Një qytetare në një prononcim për mediat shprehet se që prej pasdites së djeshme ka humbur kontaktet me shoqen e saj. Ajo tha se e telefonon, por celulari rezulton i fikur.
“E telefonoj, por e ka të fikur. Nuk kam folur që dje pasdite, ndaj erdha të pyes. Mendoj se do jetë larguar nga shtëpia, pasi jetonte vetëm. Është rreth 70 vjeçe.”, u shpreh ajo.
Top Channel