
Linda Evangelista shprehu krenarinë e saj për diplomimin e të birit, Augustine.
Supermodelja 60-vjeçare postoi një seri fotosh në Instagram nga ceremonia e diplomimit të të birit 18-vjeçar, që mbaroi shkollën e mesme Dwight-Englewood në New Jersey.
Në mbishkrimin që shoqëronte postimin në llogarinë e saj personale, ajo shprehu gëzimin e saj për të birin, ndërsa vuri në dukje se ndihet “e bekuar”. “Jam një nënë krenare. E bekuar, e bekuar, e bekuar”, shkroi ajo. Djali i saj, shfaqet i veshur me një rrobë blu dhe kapelë diplomimi, së bashku me një kravatë ngjyrë vishnje dhe një këmishë të bardhë, pozoi duke buzëqeshur pranë Linda Evangelistës, e cila dukej shume e lumtur. Adoleshenti, i cili e ka tejkaluar nënën e tij në gjatësi, mbante diplomën në dorë.
Linda Evangelista zgjodhi një xhaketë rozë, bluzë të zezë dhe fund mëndafshi në të njëjtën nuancë për këtë rast. Babai i djalit, François-Henri Pinault dhe gruaja e tij, Salma Hayek, ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni. I diplomuari u fotografua me nënën, babain, njerkën dhe grupe të ndryshme miqsh.
Top Channel