Teksa na ndajnë disa orë nga zgjedhjet parlamentare, SPAK në bashkëpunim me strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, kanë ushtuar kontrolle në banesat e dy shtetasve.

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi, për veprën penale “korrupsioni aktiv më zgjedhje”.

Ata dyshohen se kanë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.

Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta