Plani amerikan kundër atij evropian, dy vizione të kundërta për paqen në Ukrainë Vatikani ka njoftuar se do të ndërpresë sinjalin telefonik në të gjithë qytetin shtet gjatë Konklavës për të zgjedhur Papën e ri.
Ky veprim nuk do të ndikojë në Sheshin e Shën Pjetrit, ku mijëra besimtarë pritet të mblidhen për të pritur njoftimin e pasardhësit të Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill.
Zyra e presidencës së Guvernatorit të Shtetit të Qytetit të Vatikanit tha se “të gjitha sistemet e transmetimit të sinjalit të telekomunikacionit për telefonat celularë të pranishëm në territorin e Shtetit të Qytetit të Vatikanit… do të çaktivizohen” nga ora 15:00 e 7 majit.
Sinjali do të rikthehet pas shpalljes së zgjedhjes së Papës suprem, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra.
Megjithatë, çaktivizimi i sinjalit nuk do të përfshijë Sheshin e Shën Pjetrit, ka sqaruar zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, duke shtuar se besimtarët do të mund të ndjekin ngjarjet edhe në atë zonë.
Një total prej 133 kardinalësh nga e gjithë bota do të mblidhen në Kapelën Sistine të Vatikanit të mërkurën për të nisur votimin për kreun e ri të 1.4 miliardë katolikëve të botës.
Zgjedhjet do të zhvillohen në fshehtësi të plotë, dhe kardinalët do t’u kërkohet të lënë telefonat celularë kur të hyjnë në konklavë.
Top Channel