Nga takimi elektoral në Gjirokastër ku po prezanton arritjet e qeverisë së tij, kryeministri Edi Rama foli për pensionet.

Rama ritheksoi se në brenda vitit 2030 pensionet do të jenë mesatarisht 400 euro dhe nuk do të ketë pension nën 200 euro.

“Kjo është fushata e parë që flas për pensionet. E kam thënë që do duhet të rritemi ekonomikisht. Pikërisht pse ekonomia ka filluar të japë rezultate, kemi më shumë të ardhura. Na u krijua mundësia të rrisnim bonuse, pastaj me dy bonuse.

Po të shikoni te bonunset kemi dy nivele, deri në 200 euro dhe mbi. Pensioni mesatar do shkojë 400 euro në Shqipërinë e vitit 2030 dhe për të arritur të mos ketë në Shqipëri pension nën 200 euro.  Kjo situatë është ai 80 e kusur vjeçari që nuk di çfarë flet më dhe do të bëj çorapë Shqipërinë se është i pashpresë. Ai është autor i situatës së pensionistëve të bllokut të parë”-u shpreh Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta