Topalli i kërkon dorëheqjen Peleshit: Je numri dy i Republikës, deri sot nuk të kam dëgjuar të flasësh

24/09/2026 13:09

Në seancën e ditës së sotme të Kuvendit, deputetja Jozefina Topalli ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për indiferencën e tij lidhur me akuzat penale dhe masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Nga foltorja, Topalli i kërkoi Peleshit të japë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

“Kush e mbron Republikën, kur këta që duhet ta mbrojnë janë në mbrojtje të krimit? Krimi mund të përballet me kriza politike institucionale, po kur shembet themeli i Republikës, shteti ka pushuar së ekzistuari. Është zhdukur kufiri i shtetit dhe krimit të organizuar. Ju mund të jeni të rinj, por kjo që ndodh sot që nuk është shteti i kapur, po shteti i mafies, ka një agjendë që ka filluar shumë vite përpara, kur aty ishin njerëz që kishin problem me krimin, kur radarët fikeshin nga Ministria e Mbrojtjes me urdhër të Kryeministrit”, tha ajo. Shtet i rrezikshëm, por ju jeni numri dy i Republikës Parlamentare dhe deri më sot nuk ta kam dëgjuar të flisni një fjalë. Të sugjeroj një rrugë të shkurtër, ka mundësi që kryetari i Parlamentit të japë dorëheqjen. Do ishte një dalje fisnike”, tha deputetja Jozefina Topalli.

Top Channel