Airyn De Niro, vajza 29-vjeçare e aktorit të njohur Robert De Niro dhe ish-partneres së tij Toukie Smith, ka zbuluar publikisht identitetin e saj gjinor në një intervistë për revistën Them.

Ajo ka bërë të ditur se ka nisur tranzicionin për t’u identifikuar si grua transgjinore.

“Ndihem si një person që lulëzon vonë,” tha Airyn, duke shtuar se e ka zbuluar këtë aspekt të rëndësishëm të vetes në një moment më të vonë të jetës.

Ajo rrëfeu se një pjesë e madhe e tranzicionit të saj është ndikuar nga gratë me ngjyrë. “Nëna ime është afrikano-amerikane dhe mendoj se ndjenja e krenarisë për ngjyrën time më bëri të ndihem më afër këtij identiteti të ri.”

Airyn ka treguar se ka shprehur një identitet femëror që në shkollë të mesme, përmes stilit të veshjes dhe sjelljes, por procesin e tranzicionit fizik e ka nisur vetëm në nëntor 2024, me terapinë hormonale.

“Një pjesë e imja ende shqetësohet se si do të më shohë familja, nëse do të më njohin për atë që jam tani,” tha ajo.

Ajo përmendi se është frymëzuar nga figura të njohura të komunitetit trans si Laverne Cox, Michaela Jaé Rodriguez dhe Jools Lebron, ndërsa në fillim kishte përdorur përemrin “ata” si formë neutrale për ta përfaqësuar veten në publik.

Në intervistë, Airyn foli edhe për jetën si një nga shtatë fëmijët e aktorit të famshëm të Hollivudit. “Ka një ndryshim mes të qenit i dukshëm dhe të qenit vërtet i parë,” theksoi ajo.

“Nuk kam qenë pjesë e botës së filmit, nuk shkoja në premiera apo takime me producentë. Babai gjithmonë na ka shtyrë të gjejmë rrugën tonë.”

Airyn, e cila ka një vëlla binjak të quajtur Julian, synon të ndjekë një karrierë si këshilluese për shëndetin mendor dhe shpreson që suksesi i saj të vijë përmes vetes, jo emrit të të atit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta