Kërkoi ndryshimin e gjyqtares Flojera Davidhi, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës

28/04/2025 13:30

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesat për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, të paraqitura nga disa prej të pandehurve në çështjen e aferës “Partizani”, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Njoftimi i plotë i GJKKO:

Janë paraqitur katër kërkesa. Nga gjykata është vendosur si më poshtë:
1. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, paraqitur nëpërmjet mbrojtësve, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.
2. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkueses shoqërisë tregtare “Homeplan” sh.p.k, paraqitur nëpërmjet avokatit, për shkak të moslegjitimimit të mbrojtësve në paraqitjen e kërkesave.
3. Shpalljen të papranueshme të kërkesës së kërkuesit Jamarbër Malltezi.
4. Shpalljen e papranueshme të kërkesës së kërkueses Andia Pustina.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta