
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky reagon pas takimit me homologun amerikan, Donald Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Ai u shpreh se ishte takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik.
Reagimi i plotë i Zelensky:
Takim i mbarë. Ne diskutuam shumë, një për një. Duke shpresuar për rezultate në gjithçka që kemi mbuluar. Mbrojtja e jetës së njerëzve tanë. Armëpushimi i plotë dhe pa kushte. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër. Një takim shumë simbolik që ka potencial të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta faleminderit Presidenti Trump.
Good meeting. We discussed a lot one on one. Hoping for results on everything we covered. Protecting lives of our people. Full and unconditional ceasefire. Reliable and lasting peace that will prevent another war from breaking out. Very symbolic meeting that has potential to… pic.twitter.com/q4ZhVXCjw0
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 26, 2025
Të dy liderët morën pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut në Vatikan.
Ndërkohë dy liderët janë takuar edhe me Emmanuel Macron dhe Keir Starmer.
Top Channel