Sipërmarrësja shpreh shqetësimin për mungesën e energjisë në Vermosh, Rama: Nënstacioni i ri elektrik do të zgjidhë problemin

25/04/2025 15:38

Gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrësit e vegjël për sfidat dhe mundësitë e tyre në Shkodër, një vajzë që zotëron një bujtinë në Vermosh, ngrit shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike.

Ajo theksoi rëndësinë e rregullimit të rrjetit elektrik për të mirëpritur turistët.

Kryeministri Rama premtoi se ky problem do të zgjidhet me nënstacionin e ri elektrik.

“Sot ishim në Velipojë sepse po mbaron nënstacioni elektrik i Velipojës dhe përfundimisht do të zgjidhet problemi i furnizimit me ngarkesën që është rritur. Jemi duke e përfunduar projektin edhe për Alpet. Do të ketë një nënstacion të ri për Alpet që do të mbulojë këtë problematikë”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta