Edhe pse një dush i gjatë mund të na freskojë gjatë verës apo të na qetësojë në ditët e ftohta të dimrit, ekspertët paralajmërojnë se qëndrimi për një kohë të gjatë nën ujë mund të ketë ndikim negativ në shëndetin e lëkurës.

Sipas Dr. Anjali Mahto, dermatologe në “British Skin Foundation”, koha ideale për një dush nuk duhet të kalojë 20 minuta. Arsyeja? Dushet e zgjatura heqin vajrat natyralë që prodhohen nga gjëndrat dhjamore, të cilat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe hidratimin e lëkurës. Mahto thekson:

Kur qëndrojmë gjatë nën ujë të ngrohtë, këta vajra eliminohen, duke e lënë lëkurën të ekspozuar ndaj tharjes dhe irritimeve

Për këtë arsye, këshillohet që dushet të jenë të shkurtra dhe të moderuara.

Përveç kohëzgjatjes, rëndësi ka edhe shpeshtësia e dushit, sidomos gjatë verës. Megjithëse temperaturat e larta dhe djersa mund të na shtyjnë të bëjmë dush disa herë në ditë, dermatologët rekomandojnë të kufizohet numri i tyre për të ruajtur ekuilibrin natyral të lëkurës.

Dushi sigurisht ndihmon në largimin e djersës, papastërtive dhe mikrobeve, por teprimi me të mund të sjellë pasoja të padëshiruara për barrierën mbrojtëse të trupit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta