Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, pati një sërë mesazhesh për të përcjellë në takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, e mes tyre, kishte bërë vend edhe për Kosovën.

Patriarku foli për dënimin e “revolucionit me ngjyra” dhe “pushteteve perëndimore”, e shprehu po kështu dëshirën që Serbia t’i bashkohet botës ruse.

Pas nuk i kurseu falënderimet për shefin e Kremlinit, ai përmendi po ashtu Kosovën, Republikën Sërpska dhe Malin e Zi, duke thënë se qëndrimi i Serbisë varet nga qëndrimi i Rusisë.

Në takimin e mbajtur në Kremlin me pjesëmarrjen edhe të kreut të Kishës Ortodokse Ruse, Kiril, u fol për dashurinë ndaj Rusisë që është “e ngulitur gjenetikisht në popullin serb” dhe për “punët djallëzore” të Perëndimit.

Analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshic, i tha Radios Evropa e Lirë se vizita e kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Moskë është “shumë më tepër nga sa mund të duket në pamje të parë”.

“Konfirmimi i tij se Vuçici do të shkojë në Moskë nënkupton se ai është takuar me të para se të nisej dhe se, me gjasë, ka marrë udhëzime, kërkesa ose lutje që të ndërhyjë tek Vladimir Putini për ta shpëtuar presidentin serb nga ajo që ai e quan ‘revolucion me ngjyra’”, tha Jakshic, duke kujtuar këtu etiketimin që pushteti në Beograd i bën protestave disa mujore.

Ai shtoi se vizita e Vuçicit në Moskë do të ketë “pasoja serioze për pozicionin gjeostrategjik të vendit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta