
Një shqiptar i Gucisë u ankua me anët të një video në Fiks Fare për urën e Gërçares që lidh Vermoshin me Malin e Zi.
Ura është dëmtuar pjesërisht duke vështirësuar kalimin e banorëve nga njëra anë në tjetrën. Kjo urë është shumë e domosdoshme për banorët e kësaj zone sipër palën shqiptare ashtu edhe atë të Plavës dhe Gucisë së Malit të Zi. Nëpërmjet kësaj ure banorët e Kelmendit shkojnë për të blerë ushqime dhe për të marrë dhe ndihmë mjekësore sepse është shumë afër. Edhe banorët e Plavës dhe Gucisë kalojnë te kjo urë për të shkurtuar rrugë për të shkuar në Podgoricë.
Ura është e tipit ‘Bejli’ rreth 20-30 metra e gjatë.
Fiks fare pa si pa nga afër gjendjen e urës iu drejtua NJësisë Administative Kelmend në Malësinë e Madhe. Administratori z. Lavdim Tata tha për Fiksin se ura është dëmtuar nga një borëpastruese e cila para ca ditëve ka kaluar për të pastruar rrugën nga bora që kishte rënë. ” Unë u vura në dijeni nga një banor i Gucisë dhe mënjëherë i jam drejtuar bashkisë” shprehet z.Tata. Ai më pas sqaron se kryetari bashkisë i është drejtuar Fondit të ZHvillimit pasi ura administrohet nga ARRSH-ja.
Vetëm pas dy ditëve që Fiksi u interesua Komuna e Plavës dhe Gucisë ka dërguar punëtorë të cilët bënë të mundur riparimin e urës brenda ditës. Në një video mesazh dërguar Fiksit administratori Tata tregoi urën e Gërçanit të riparuar nga Mali i Zi.
Top Channel