Edi Rama ka ironizuar kritikuesit për hapjen e fushatës së PS, kur thanë se e hapi me këngë e valle.

Nga njësia numër 6 në kryeqytet, Rama nuk i kurseu batutat dhe ‘thumbat’ ndaj kundërshtarëve, duke thënë se PS dëgjon tallava, ndërsa ata janë aristokratë që dëgjojnë Beethoven.

“Na kritikojnë dhe shqetësohen pse e hapni fushatën me këngë e valle, se sipas tyre duhej ta hapnim me zi, me oi, të mblidheshim e të… pse shqetësohen këta? Më mirë me këngë apo se të dilnim të mbanim të gjithë fjalime, imagjino ç’a tmerri. Dhe kur thonë tallava, këta aristokratët që dëgjojnë Beethoven.

E na duhet që burrat që janë gjysma e mirë, bashkë me shumicën e grave e vajzave dhe jemi në rregull. Një gjë dua që ta dini të gjithë, ne në mandatin e ardhshëm do bëjmë për Kombinatin, Kasharin, Astirin dhe për Tiranën më shumë se seç kemi bërë në të gjitha këto mandatë të marra së bashku.

Tirana 2030 do jetë kjo që është në shumë aspekte dhe shumë më mirë në një aspekte tjetër. E di shumë mirë që është një sfidë e madhe të jesh deputet i Tiranës, edhe të përpiqesh që të çosh para punët e Tiranës. Ne jemi për sfidat e mëdha, jo për lojën me porta të vogla. Edhe pse jemi futur në një fushë midis, siç është Blendi Gonxhja”, tha numri një i PS.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta